Fituesi i çmimit Nobel më 2014 kishte fyer shqiptarët e boshnjakët

Lajme

Fituesi i çmimit Nobel më 2014 kishte fyer shqiptarët e boshnjakët

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 18:14
Peter Handke

Edhe profesori i medias në Universitetin e Adgerit në Norvegji, Kenneth Andresen, ka reaguar pasi shkrimtari austriak Peter Handke mori çmimin e Nobelit për Letërsi.

Përmes një shkrimi në Twitter, ku Andresen ka bashkangjitur edhe një video të vitit 2014, ku shihet Handke teksa fyen shqiptarët e boshnjakët.

“Më 2014, Peter Handke u takua me disa protestues, të mbijetuar nga Bosnja e Kosova në Oslo kur ai mori çmimin ‘Ibsen Prize’. Atyre u përgjigj: Vafshi në djall, aty ku tashmë jeni. Sot ai mori çmimin Nobel për Letërsi”, ka shkruar Andressen si përshkrim të videos.

 

Handke, bashkë me autoren polake Olga Tokarczuk janë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi.

Ai njihet edhe për vizitat e shpeshta në Serbi, duke qenë duke qenë edhe një kundërshtar i ashpër i bombardimeve të NATO-s, si dhe një mbështetës i ishte kriminelit Slobodan Millosheviq.

Ndërkaq, edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, përmes një reagimi, kërkon nga Akademia Suedeze të anulohet ky vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat