Pamje ekskluzive nga arrestimi i të dyshuarave në rastin “Haraçi”

Lajme

Pamje ekskluzive nga arrestimi i të dyshuarave në rastin “Haraçi”

Nga: A.M. Më: 12 tetor 2019 Në ora: 13:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar dy person.

Sipas një video të cilën e ka siguruar “Bota sot” shihet momenti gjatë arrestimit të njërit nga dy të dyshuarit në lagjen Veternik në njërën nga qendrat tregtare në Prishtinë.

“Bota sot” ka kontaktuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) për të marrë informacione se kush është person i arrestuar dhe arsyen pse është bërë arrestimi. 

Në përgjigjen e dhënë nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për gazetën “Bota sot thuhet se janë arrestuar në flagrancë një zyrtar policor  dhe një qytetar me dyshimin të njëjtit kanë kryer veprën penale “Detyrim”.

“Operacioni i koduar me emrin “Haraçi” është realizuar sot rreth orës 11:00 në Prishtinë ku hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar, njëri zyrtar policor i cili ka qenë duke shërbyer në Njësinë Speciale Operative kurse i dyshuari tjetër një qytetar.

IPK fillimisht kishte pranuar një informatë lidhur me këto dyshime dhe kishte filluar një hetim paraprak. Pas ndërmarrjes të disa veprimeve hetimore dhe vërtetimit të informacioneve të pranuara, hetuesit e IPK-së kanë vazhduar hetimin në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës duke nisur edhe zbatimin e masave të fshehta të hetimit bazuar në urdhëresën e prokurorisë”, thuhet në përgjigjen e IPK.

Gjithashtu, në përgjigjen e IPK-së thuhet se Prokuroria ka vendosur masa e ndalimit për 48 orë për dy personat e arrestuar.

“Si rezultat i zbatimit me sukses të masave fshehta nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se është kryer vepra penale e “Detyrimit”, sot kanë arrestuar në flagrancë dy të dyshuarit të cilëve me vendim të prokurorisë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e IPK për “Bota sot”.                                                                                                                                                

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat