Mediat serbe: Po përgatitet goditje e ashpër ndaj Serbisë, ja çka do të kërkoj BE-ja

Lajme

Mediat serbe: Po përgatitet goditje e ashpër ndaj Serbisë, ja çka do të kërkoj BE-ja

Nga: F.B. Më: 23 tetor 2019 Në ora: 09:52
BE

Nga BE deri tash nuk kemi asnjë parakusht ndaj Serbisë, mirëpo nga amerikanët kemi dëgjuar se kjo gjë ka ndryshuar. Nuk mund të përjashtoj mundësinë që do të kërkojnë pranimin e Kosovës, ka thënë ditë më parë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan sot “Kurir”, përcjell “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se Serbia është në situatë jo të lehtë dhe se nuk do të njoh Kosovën në kufijtë aktual, duke kërkuar bisedime edhe kompromis me shqiptarët.

Vuçiq ka theksuar se Bashkimi Evropian (BE) deri tash në takimet zyrtare me krerët e shtetit nuk ka pasur ndonjë kusht, mirëpo ka dëgjuar nga ShbA se kjo ka ndryshuar dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të kërkohet kjo.

Presidenti i Serbisë ka përjashtuar çdo mundësi të njohjes së Kosovës nga Beogradi në kufijtë aktual, ndërkohë që ka shtuar se ka shumë pak gjasa që Beogradi të njoh dhe pranojë Kosovën në përgjithësi.

Ndërkohë ditë më parë sipas Kurir, në intervistën për vjenezen “Standard” në pyetjen nëse do pranohet Kosova si anëtare e bashkësisë ndërkombëtare ka thënë se kjo “është një çështje shumë e rëndë për serbët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat