Deçan: Dy të dënuar me 4.5 vite burgim, për veprën penale të mashtrimit 

Lajme

Deçan: Dy të dënuar me 4.5 vite burgim, për veprën penale të mashtrimit 

Nga: Adem Lushaj Më: 25 tetor 2019 Në ora: 09:05
Ilustrim

Dy qytetarë kapën nga policia e Kosovës, pasi të njëjtit në shumë raste kishin mashtruar qytetarë të Komunave Deçan dhe Junik, duke u paraqitur si të njohshëm, e të cilët kishin nevojë për ndihmë financiare, me premtimin që do ua kthejnë. Pas disa rasteve të mashtrimeve, personat në fjalë ishin kap nga Policia e Kosovës, gjë që dënohen nga Gjykata e Deçanit me 4.5 vite burgim, si dhe me gjobën prej 4500 eurove.

Në seancën gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore të Pejës, dega në Deçan, nga gjyqtari  Sulltan Dobraj, është marr vendim që i akuzuari Betim Tahiraj Tahiri, nga Prizreni, të  dënohet me dy vite e gjysmë burgim (2 vite e 6 muaj), si dhe të paguan gjobën prej 2500 (pesëqind) euro, për disa vepra penale  “të mashtrimit”. Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e shtetit, që përfaqësohej nga  prokurorja, Ardita Beçiraj, thuhet se i akuzuari Betim Tahiri, me qëllim të përfitimit të paligjshëm, kanë mashtruar disa herë qytetarët e Komunës së Deçanit, të cilëve iu janë prezantuar si persona të njohshëm familjar dhe nevojtar të për tu ndihmuar me para, duke premtuar kthimin e tyre, çka ka kryer vepër penale “të mashtrimit”, sipas nenit 335 të KPK-së.

Për të njëjtën vepër penale, gjyqtari Dobraj, ka dënuar edhe Eqrem Basha, nga fshati Mushtisht, Komuna e Suharekës, të cilit iu është shqiptuar masa e burgimit prej 2 (dy) vitesh, si dhe të  paguan gjobën prej 2000 (dy mijë) eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat