A është laureati i Nobelit, Peter Handke një “Jugosllav”?

Lajme

A është laureati i Nobelit, Peter Handke një “Jugosllav”?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 00:54
Peter Handke, (Imazhi: stock.adobe.com/krone.tv/Vanessa Hannesschläger / Arkivi privat Hans Widrich)

Avokimi-lobimi i tij për Serbinë e Slobodan Millosheviçit, laureati i çmimit Nobel për letërsi, Peter Handke, tani më çështja e dyshtetësisë së tij ka shpërthyer mbi sipërfaqe, që për eksituesit është një objekt i mirë për kritikë. Fokusi i kësaj çështjeje është pasaporta e tij jugosllave e lëshuar me 1999 për Handke.

Një Platformë amerikane e zbuloi pasaportën e Handke në Bibliotekën Kombëtare, e cila ishte lëshuar me 15 qershor 1999 në ambasadën jugosllave në Vjenë. Kombësia e Handkes është  theksuar në të si "Jugoslovensko". Pasaporta është lëshuar pothuajse njëkohësisht me bombardimet amerikane në Serbi. A ishte kjo një lloj solidariteti i Handkes për këtë?

Shtetësia e dyfishtë nuk lejohet në Austri

Tani avokatët shtrojnë pyetjen: a është kombësia e cekur në pasaportë sinonim i shtetësisë? Shumë njerëz e pohojnë këtë, duke përmendur rastin e skiatorit Andi Goldberger, i cili dëshironte të bëhej nënshtetas serb në vitin 1997, por që në çastin e fundit iu refuzua kërkesa,  sepse ligji austriak nuk lejon shtetësi të dyfishtë. Kushdo që "shkelë" këtë ligj e humbë shtetësinë austriake.

Peter Handke jeton në Francë. Dhe po qese ai më parë ka qenë rezident në Kärnten, atëherë qeveria e këtij landi është autoriteti kompetent për të. Mbajtja e shtetësisë austriake do duhej t’i ishte lejuar nga qeveria e këtij landi në vitin 1999, kur Jörg Haider ishte guvernator.

Tani arkivat do pastrohen

Në Klagenfurt, ata janë të alarmuar: "Ne do i kontrollojmë arkivat, nëse ka një rast të tillë tek ne." Nuk do ketë asnjë përjashtim, atëherë fituesi i çmimit Nobel, (P. H.) do mbetet pa nënshtetësinë "Jugosllave", dmth. pa shtet.

Guvernatori i landit Kärnter, Peter Kaiser e urdhëroi të enjten Zyrën e Shtetit që menjëherë t’i rishikojë faktet në arkiva.

Fritz Kimeswenger, Kronen Zeitung, - Gazeta Kronen- krone.at

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat