Burimet nga Haga: Hashim Thaçi do të ftohet i fundit nga Specialja - Bota Sot
Burimet nga Haga: Hashim Thaçi do të ftohet i fundit nga Specialja

Lajme

Burimet nga Haga: Hashim Thaçi do të ftohet i fundit nga Specialja

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 15:20
Hashim Thaçi

Hagë, 8 nëntor -Ftesa për Kryetarin e PDK-së z.Kadri Veseli nga Gjykata e Hages nuk është  lajm i mire as per Kosoven e as për liderët e UCK-së. Kjo ftese per Kadrine eshte me shume se një ftese. Me kete rast ka hapur derën edhe per koleget e tij te njohur nga dikush si komandant e nga dikush si “peshqi te medhenj” te krimit. Deri tash Gjykata speciale ka marrur ne pyetje rreth 230 kosovarë, kurse deri ne muajin mars te vitit te ardhshem numri i tyre pritet do te shkoje deri në një mije (deshmitar dhe te dyshuar).

Hagë, Ja kur do te ftohet nga specialja ish-kandidati i “Cmimit Nobel” Hashim Thaci 

Lajme të mira nuk ka nga Haga, sidomos per abuzuesit me emrin dhe uniformën e UÇK-së. Sivjet ky dimër do të mbahet mend, do jetë i sert. Themi kështu se Prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë diteve te ardhshme, deri en fund te ketij viti do te leshoje se paku edhe 20-30  ftesa të reja për ish-ushtarë të UÇK-së, ne mesin e tyre edhe “peshqi te medhenj” qe don te thote se tribunali ne fjale e ka seriozisht dhe do te veproj pa pardon ndaj keqberesve dhe autorëve te krimeve gjatë dhe pas luftës në Kosovë qe ben vrasje kunder rivaleve te tyre politik, madje edhe kunder gazetareve.

Përkunder asaj se Gjykata Speciale mban top sekret listen emrave qe do të ftoj ne Hagë, megjithate agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka mesuar nga burimet e saj ne Hagë, se Hashim Thaci do te ftohet i fundit nga specialja.

Pas intervistimit të personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës, Zyra e Prokurorit Special me seli në Hagë, në rast se i vërteton dyshimet si të bazuara, atëherë mund të ngreh akuzat ndaj të dyshuarve. Por nje gje eshte e sigurt ketu se deri ne fund te ketij viti Haga nuk do t’i kursej me ftesa edhe personat qe tashme ne meidat boterroe njihen se “peshqi të medhenj”

Fitorja e VV duke se te ne menyre indirekte ka prishur edhe planet e speciales ku flitej ne qarqet nderkombëtare qe Thaci mund te ftohej ne Hage kah mesi vitit te ardhshem, pas nenshkrimit te marrëveshjes me presidentin Serb Vucic per ndarjen e Kosovës. Por, nje burim nga Haga agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” i ka deklaruar se presidenti  aktual per momentin se paku sivje nuk do te “ngucet”. Ai do te ftohet i fundit, pasi te ftohen gjithe “peshqit e medhenj” sepse Gjykata ka nevoje per te, ka pohuar burimi.

Nga Prokurori i Specializuar u intervistua edhe ish-anëtari dhe zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili njoftoi se ishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Ftesa kanane marrur edhe ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj dhe Fadil Beka, ish-komandant i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, Kadri Kastrati, ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Ibrahim Gashi, Rrustem Mustafa (PDK) pastaj  ish-ushtari Gani Krasniqi si dhe disa ish-eprorë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së apo veteranë të luftës.

Hashim Thaci: Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet

Gjykata Speciale u formua pasi vet deputetët e Kuvendit të Kosovës, në gusht të 2015-s votuan për themelimin e saj. Me nje shkurt te vitit 2018 presidenti Hashim Thaci në një konferencë për shtyp në prag të 10-vjetorit të pavarësisë, ka dhënë mesazhin e qartë se krijimi i Gjykatës Speciale është i pashmangshëm. “Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet. Ky është qëndrim i shtetit të Kosovës.” ka thëne Thaci.

Vëzhguesi zviceran, Dicka Marty në këtë bisedë për “Presheva jonë”, i gëzohet progresit të proceseve zhvillimore në Kosovë. Madje sipas tij “Serbia, duket se është dorëzuar përballe realitetit në Kosovë dhe nëse sot jo, ajo sigurisht nesër do ta njohë pavarësinë e saj”.

I pyetur rreth punës se Gjykatës Speciale në Hagë për krimet gjatë dhe pas luftës ne Kosovë, Dick Mraty është përgjigjur  shkurt se  i beson Gjykatës Speciale në Hagë.

“Jam optimist se së shpejti ky tribunal do të do të dëshmojë punën, me arrestimet e para, te personave tashme njohur në Kosovë dhe komunitetin ndërkombëtar si “peshq te mëdhenj”, ka shtuar Marty duke shprehur shqetësimin e tij se dëshmitarët mund të vriten nëse polica e Kosovës dhe EULEX nuk mbron ata.

Dick Marty: As unë e as Tribunali nuk është kundër UCK-së, por kundër te dyshuarve të cilët në emër të saj bënë krime

Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, me seli ne Hagë ka rritur dinamikën e ftesave për intervistim të personave të caktuar, ndonëse nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht numrin e saktë të personave të intervistuar deri më tash. Së fundmi, ftesa për intervistim nga Prokuroria Speciale kanë pasur ish-kryeministri Ramush Haradinaj (19 korrik) si i dyshuar per krime i cili dha dorheqje.

T’ju perkujtojme se rreth 120 ftesa jane derguar ne fund te vitit te kaluar në Kosovë nga Gjykata Speciale. Qe nga atëhere dhe rreth 80 ftesa te tilla kane arritur ne Kosovë. Te ftuarit nga specilaja (qofte si deshmitare apo te akuzuar) jane kryesisht nga Dranica, Dukagjinit dhe te Llapit. Ne mesin e te ftuarve jane edhe disa gra. Pritet qe te ardhmen te kene ftesa edhe femra, viktima te dhunimeve. Burimi anononim njofton se në ketë liste te speciales jane perfshire pos Kadri Veslit edhe Xhavit Haliti, Baton Haxhiu, Shpend Maxhuni Ramush Haradinaj, Shaip Muja madje prtiet tze fhen nga specialja edhe gazetaret si Baton Haxhiu, Mentor Shala, Milaim Zeka te aferet me komandantet qe ne njefare menyre si gezetar i kishin edhe shefa, sponzorizues te mediave te tyre etj..

Sikur Carla del Ponte ashtu edhe senatori zviceran Dick Marty per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ishin deklaruar  se “Gjykata e Hages nuk eshte kunder UCK-së, por kunder te dyshuarve te cilet ne emër te saj u pasuruan, abuzuan dhe bene krime..”.

Zvicerani Dick Marty, kohe me pare per kete agjenci lajmesh ishte shprehur se “Kosova nuk mund të ketë perspektivë politike dhe ekonomike, nëse ky vend drejtohet nga njerëz të dyshuar, të korruptuar dhe në lidhje me krimin e mafien”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat