Ky është personi që dyshohet se plagosi katër rojet e "Duplex"-it - Bota Sot
Ky është personi që dyshohet se plagosi katër rojet e "Duplex"-it

Lajme

Ky është personi që dyshohet se plagosi katër rojet e "Duplex"-it

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 11:23
Policia

Astrit Mehmeti, 47-vjeç, i njohur me nofkën “Llepota”, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri katër roje të klubit të natës “Duplex” mesnatën e së premtes në Prishtinë.

Siç mëson Gazeta, Astrit Mehmeti, i cili është emër i njohur për Policinë e Kosovës, ka hapur zjarr ndaj katër rojeve të sigurimit të klubit të natës që ndodhet në qendër të Prishtinës, teksa ka qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.

Të dy shoqëruesit e tij, po ashtu, kanë qenë të armatosur.

Image
Astrit Mehmeti

Siç dëshmon një video ekskluzive e siguruar nga Insajderi, grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e sigurimit të “Duplex” janë gjuajtur me armë zjarri në hyrje të klubit të natës. Brenda disa sekondave janë dëgjuar të krisura armësh, të cilat kanë krijuar panikë tek qytetarët e pranishëm.

Përleshjen me armë mes dy grupeve e ka konfirmuar sot edhe Policia e Kosovës. Në një përgjigje për Insajderin, zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se katër persona kanë mbetur të lënduar nga gjuajtjet me armë.

“Më 09.11.2019, rreth orës 02:00, policia është njoftuar për një përleshje mes dy grupeve në rrugën ‘Rinia’. Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Policia nuk ka njoftuar për të arrestuar lidhur me rastin.

Kjo nuk është hera e parë që Astrit Mehmeti përfshihet në probleme në kryeqytet.

Rreth tre muaj më parë, Mehmeti ishte ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vendosje të vetëgjyqësisë në lokalin e natës “Che Bar – Te Labi” në Prishtinë.

“Incidenti ka ndodhur me datë 04 gusht 2019,  në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku janë arrestuar dhe me pas dërguar në mbajtje dy persona të dyshuar të përfshirë në këtë rast”, kishte konfirmuar Policia e Kosovës lidhur me rastin ku ishte përfshirë edhe “Llepota”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat