Kërcënimi dhe provokimi i ministrit serb: “Rebelimi i serbëve të Kosovës nuk është i pamundshëm”

Lajme

Kërcënimi dhe provokimi i ministrit serb: “Rebelimi i serbëve të Kosovës nuk është i pamundshëm”

Nga: F.B Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë sot se “nuk përjashtohet mundësia që serbët në Kosovë të rebelohen nëse kandidati për kryeministër Albin Kurti vazhdon tendencat e ndarjes , shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

“Me tentimet e tij që të ndaj serbët në Kosovë dhe të gjejë mes tyre ata për të cilët Tirana është më e afërt se Beogradi, Kurti rrezikon jo vetëm që serbët të braktisin institucionet e Prishtinës, por edhe të rebelohen hapur. Prishtina me vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës kërkojnë nga serbët që të ndalojnë së dëgjuari Beogradin, por le të kenë kujdes sepse dëshirat nuk do ju plotësohen "tha Vulin.

Si ka kumtuar ministria e mbrojtjes, ai ia ka tërhequr vërejtjen Kurti se nëse " dëgjon (njërin nga liderët e opozitës serbe Dragan Gjilas) dhe vendos Rada Trajkoviçin apo ndonjë serb tjetër për të cilin nuk ka votuar askush dhe nuk është në Listën Serbe, merr përgjegjësinë për gjithçka që do të ndodhë në Kosovë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat