Komuna e Mitrovicës i del në ndihmë Shqipërisë, ja sa mijëra euro ndanë për të prekurit

Lajme

Komuna e Mitrovicës i del në ndihmë Shqipërisë, ja sa mijëra euro ndanë për të prekurit

Nga: N.Sh. Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 12:35
Agim Bahtiri

Komuna e Mitrovicës ndan 2 mijë euro nga buxheti i saj për ti ndihmuar Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se vendimi është marrë me qëllim që sado pak t’u dilet në ndihmë këtyre banorëve, të cilët janë përballur sot me lëkundje të forta tërmeti.

"Komuna e Mitrovicës ndan 2 mijë euro për t'i dalë në ndihmë emergjente Shqipërisë•

Me keqardhje mora lajmin për tërmetin e ndodhur në Shqipëri, ku humbën jetën disa persona dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Familjeve të viktimave iu shprehu ngushllimet më të sinqerta.

Në shenjë solidaliteti si kryetar i Komunës së Mitrovicës kam marrë vendim për ndarjen 2 mijë euro për t'i ndihmuar Shqipërisë, me qëllim që sado pak t’u dilet në ndihmë banorëve të cilët janë përballur sot me lëkundje të forta tërmeti", shkruan Bahtiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat