Serbët i gëzohen tërmetit në Shqipëri, ja çka shkruajnë!

Lajme

Serbët i gëzohen tërmetit në Shqipëri, ja çka shkruajnë!

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 22:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tërmeti i së martës që godit Shqipërinë tronditi pothuajse gjithë botën.  Dëmet e shkaktuara janë të mëdha, ka edhe të vdekur dhe të lënduar  të shumta.

Shqipërisë ju ofrua ndihmë materiale nga ne (Kosova), dhe vendet tjera.

Artikuj të shumtë u shkruan nga mediat e huaja, ku nuk mungoi edhe ai nga Serbia. Një artikull ka shkruar media serbe, ku ka përshkruar krejtësisht gjendjen e Shqipërisë duke treguar sa ka të vdekur dhe të lënduar.

Pas termetit, ka pasur reagime nga serbet ku janë thumbuar me njeri-tjetrin në rrjete sociale duke shprehur gjuhë të urrejtjes.

‘”Epo, le të të godasë tërmeti, Zoti të ndëshkon”, ishte një nga statuset e shkruara në Twitter nga një serb.

‘Dhe, si thoni, tërmeti ishte më i fortë në Shqipëri?, “A do t’ju vinte atyre  keq nëse kish ndodh  te ne”, ka shkruar një tjetër, shkruan media serbe.

Portali serb, media serbe ka pyetur një sociolog për këtë gjendje  të serbeve.

‘Paragjykimet, stereotipet dhe ksenofobia janë më të përhapura për shkak të mungesës së dialogut dhe kur ka interesa të një pakice që menaxhon konflikte të tilla dhe manipulon opinionin publik. Sidoqoftë, ka shumë hapësirë për përparim në zhvillimin e empatisë kolektive në Serbi, pasi kjo do të na sjellë një rrugëdalje nga roli i viktimës dhe pafuqia e mësuar që ne kemi luajtur me sukses për vite’ – tha Sanja Stankovic, një sociolog, për median serbe..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat