Diola Dosti Baftiu hap dyert e shtëpisë për të strehuar familje që kanë nevojë

Lajme

Diola Dosti Baftiu hap dyert e shtëpisë për të strehuar familje që kanë nevojë

Nga: G.B Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 22:51
Diola Dosti Baftiu

Nutricionistja Diola Dosti Baftiu ka thënë se ashtu sikur familja e saj i ka hapur dyert familjeve nga Kosova në kohën e luftës, edhe ajo sot i hap dyert e shtëpisë për të strehuar familje që kanë nevojë, pas tërmetit në Shqipëri, përcjell Bota sot.

Ajo ka publikuar dhe numrin e kontaktit duke thënë se ogron strehim dhe ushqim.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Ashtu sikurese familja ime, i hapi dyert familjeve nga Kosova ne kohen e luftes, ashtu dhe une sot, hap dyert e shtepise time, per te strehuar familje qe kane nevoje. Faleminderit Kosova dhe te gjithe shtetet e tjera qe jane solidarizuar ne kete situate shume te veshtire per te gjithe shqipetaret.
Kontakt +38345942424. Ofrohet strehim dhe ushqim.
Zoti qofte me ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat