Vëllezërit Geci hapin dyert për shtatë familje nga Shqipëria, do t’u japin ushqim tre herë në ditë

Lajme

Vëllezërit Geci hapin dyert për shtatë familje nga Shqipëria, do t’u japin ushqim tre herë në ditë

Nga: N.Sh. Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:13
Vëllezërit Geci

Familja Geci nga Llausha e Skenderajt kanë njoftuar se mund të strehojnë 7 familje nga vendet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes një njoftimi në Facebook, Gani Geci në emër të familjës Geci, ka njoftuar se familja e tyre, familjeve nga Shqipëria do t’u japin ushqim tre herë në ditë nga mensa e fabrikës, fjetje dhe akomodim për aq kohë sa të kenë nevojë.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë, në emër të kompanisë “Vëllezërit Geci” në Skënderaj në kompleksin e Drejtorisë së Fabrikës sonë ne kemi mundësi ti ofrojmë strehim 7 familjeve nga vendet e goditura nga tërmeti në Shqipëri. Ne do të ju ofrojmë ushqim 3 racione në ditë nga mensa e fabrikës, fjetje dhe akomodim për aq sa kohë do të ketë nevojë për ta”, shkruhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat