Vjen reagimi i ashpër për Edi Ramën, zbulohet se çfarë po ndodh me paratë e dërguara si ndihma për tërmetin

Lajme

Vjen reagimi i ashpër për Edi Ramën, zbulohet se çfarë po ndodh me paratë e dërguara si ndihma për tërmetin

Nga: D.RR Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 15:27
Edi Rama

Avokati nga Shqipëria, Spartak Ngjela, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar kryeministrinë e Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se shenjat po tregojnë që ai urren të dëmtuarit nga tërmeti.

Ai gjithashtu ka shkruar se arka e shtetit është bosh, pavarësisht parave të dërguara nga shumë njerëz në shenjë ndihme për të prekurit nga tërmeti.

Ndër tjera, Ngjela ka shkruar se kjo është qeveria më e dobët që nga viti 1912.

Postimi i plotë:

Shenjat po tregojnë se kryeministri Rama urren të dëmtuarit nga tërmeti. Siç duket dëshiron pështjellim shoqëror: njëlloj si Ilir Meta.

Askush nuk e di deri më tani se sa është fondi i emergjencës që ka në dispozicion qeveria shqiptare?
Asgjë, deri tani. Dihet se arkën e ka bosh.
Por, shqiptarët, me kryeministrin e pavlerë që kanë, janë sot dyfish në fatkeqësi.
Një shtet pa fare para. I grabitur nga grabitësit e mëdhenj.
Një qeveri pa asnjë aftësi drejtuese gjendjesh të tilla të jashtëzakonshme.
Një ministrie Shëndetësie gati idiote, pa asnjë vlerë komunikimi, që po flet sikur po i çon njerëzit në piknik, por në një mot të keq.
Një kryeministër që nuk di të thotë gjë esenciale për gjendjen; dhe duket mu sikur po shkon kot në një event të kotë.
Shqipërisë i ra për hise në këtë situatë, qeveria me e dobët që nga viti 1912.

Shteti është në amulli drejtimi, por janë individë dhe grupe shqiptarësh që drejtojnë realisht menaxhimin e ndihmës qytetarie - kjo është gjendja... Por, pikërisht këta urren Rama. Do që vuajtja njerëzore të shumohet. Nuk pranon ndihmat. Këtë turp e kanë bërë në histori vetëm kryeministrat sadistë.

Zoti Ruçi, e sheh se çfarë po bëhet nën hundën tënde?
Duhet të vendosësh gjendjen, se jeni figura kryesore, e zgjedhur nga populli në këtë ngjarje tragjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat