Vuçiq: I kam thënë Syles, nuk ka fotelje për ty

Lajme

Vuçiq: I kam thënë Syles, nuk ka fotelje për ty

Nga: F.B Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 12:16
Syles

 "Sula ka synim veç fotelen. Kur të shihni qëllimin përfundimtar, e shihni se vetëm për fotele e ka",ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq për liderin e SDA Sanxhak, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Vuçiq këtë e tha duke komentuar takimin e paradokohshëm që kishte Sylejman Ugljanin me liderin e vetëvendosjes Albin Kurti, sikurse edhe kërkesën e Ugljaninit për status të veçantë për Sanxhakun, duke thënë se Ugljanin vetëm është nervoz që nuk ka post e fotele.

"Sula e ka vetëm për fotele, ai është qëllimi tij” ka përsëritur ai në Tv Pink duke shtuar se ai po ëndërron “status special” me qëllim të ketë ndonjë post apo fotele.

Vuçiq ka theksuar se përherë do të mund të fitoj më shumë vota të bosnjakëve në qarkun e Rashkës se Ugljanin, sepse ata e dine se Vuçiq do të jus jell rrugën dhe me autostradë do të jenë të lidhur me Sjenicën dhe Novi Pazar...

Presidenti Vuçiq ka shtuar se ka shumë veta që janë nervoz për shkak se nuk kanë fotele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat