Gjuriq për aktakuzat në rastin e Ivanoviq: Vazhdim i një sulmi të organizuar

Lajme

Gjuriq për aktakuzat në rastin e Ivanoviq: Vazhdim i një sulmi të organizuar

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 23:52
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se aktakuzat e ngritur ndaj disa personave lidhur me vrasjen e ish politikanit serb, Oliver Ivanoviq, janë vazhdim i një sulmi të organizuar nga autoritetet e Kosovës.

“Me këtë ata synojnë që ta fajësojnë popullin tonë në Kosovë për këtë krim”, ka thënë Gjuriq, shkruan Tanjug.

“Synimi përfundimtar është që të dobësohen pozicionet e serbëve në krahinë dhe të deligjitimohen përfaqësuesit serbë që separatistët shqiptarë dhe sponsorët e tyre të mund të fitojnë në zgjedhje”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat