Pas 21 vitesh, Besa Gaxherri takohet me familjen nga Durrësi që e strehoi në luftë - Bota Sot
Pas 21 vitesh, Besa Gaxherri takohet me familjen nga Durrësi që e strehoi në luftë

Lajme

Pas 21 vitesh, Besa Gaxherri takohet me familjen nga Durrësi që e strehoi në luftë

Nga: G.B Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 16:04
Besa Gaxherri

Ish deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, e cila ka fituar sërish votat për tu bërë deputete, ka ndarë një histori të dhimbshme, të ritakimit pas 21 vitesh me një familje nga Durrësi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka publikuar videon nga takimi me familjen Kertusha nga Durrësi, e cila i kishte strehuar në vitin 1998, në kohën e luftës, 9 persona të familjes së saj, përcjell Bota sot.

Me plot emocione ajo rrëfen gjithë historinë, ku që nga ajo kohë ajo nuk arriti të takohej më me atë familje, pasi kishin migruar në Amerikë.

Por, pas tërmetit në Shqipëri, ajo mori një mesazh në Facebook nga djali i asaj familje, duke i thënë se janë në spital në QKUK.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Takime biblike...
Pas 21 viteve...

Miqet e mi te nderuar, eshte e pa mundur qe te pershkruaj teresisht ngjarjen e familjes Gaxherri me familjen Kertusha nga Durresi, por do mundohem shkurt te ndaj historin apo dramen e keti takimi.
Para 21 viteve kur Kosova ishte ne lufte une me bashkeshortin vendosem qe ti largojm femit nga Kosova, ishte prilli i vitit 1988, rruga per kete veprim ishte teper e veshtir dhe e rrezikshme. Motra ime Hyria mori persiper, tre femit e saj dhe dy femit e mi te udhetojn per Holand.
Saga e rrugetimit tone deri ne Durres eshte dram ne vete.
Aty, pikerisht para 21 viteve u shfaq Bujar Kertusha si nga qjelli.
Do vini ne shtepin time sonte, na tha ai. Mire i thash une sa duhet te paguajm? Pergjigjeja e ti ishte shum e prere: si ore pyet sa do paguani, une ndjej obligim per luften qe po beni ju. Kaq mund te bej momentalisht per Kosoven.
Shkuam ne shtepin e ti te vogel,bashkeshortja e ti Dhurata dhe dy femit e tyre dolen te gjithe nga shtepia shkuan tek fqinjet dhe ne na liruan shtepin e tyre te vogel sepse nuk na zinte te gjitheve, ne ishim 9 anetar te familjes.
Per tri dite sa qendruam aty te gjithe fqinjet e tyre nga ato pallate erdhen te na vizitojn dhe te na mbeshtesin. Ata moren vesh se njera moter po i mer femit e vet dhe te motres se saj e po largohet, ndersa motra tjeter me bashkeshortin e vet dhe bashkeshortin e motres po kthehen ne Kosove per te fituar lirin.
Diten kur do te udhetonin motra me pese femi, dolem ne oborrin e ketyre pallateve dhe po mobilizoheshim per tu nise. Aty fillova te degjoj nje gjeme, pata frig se me tradhetoj vetja ime e nuk po kontrollohem se po ndahesha nga femit per te mos u pare kurre me. por... kur ngrita koken larte pashe te gjitha terasat e ndertesave qe ishin mbush me njerez dhe po qanin me gjeme.
Ishte moment qe nuk mund ta pershkruash....
Si perfundim, lufta perfundoi, ne shpetuam dhe u ribashkuam si familje. Pas dy viteve une tentova ta gjej kete familje por u informova se kjo familje kishte migruar ne SHBA.
Me 26 nentor te vitit 2019, kur une kam ditelindjen ne Shqiperi ra nje termet me pasoja tragjike. Ditelindjen time e ktheva ne mobilizim per ti ndihmuar bashkekombasit e mi, me ra ndermend familja Kertusha nga Durresi dhe thash me vete shyqyr qe ata nuk jane ne Durres.
U lajmerova ne shtabin e emergjences ne Peje per te strehuar nje familje dhe kur po prisja njoftimin nga shtabi per te mar nje familje, me arriti nje sms ne facebuk, ku shkruante:
Jam Doriani, djali i Bujar Kertushes, gjindemi ne spital ne QKUK me mamin, eshte e semuar, nese ke kohe te na takosh.
Oh...thash me vete, eshte e vertet kjo...familja Kertusha eshte ne Prishtin?... keto momente nuk mund ti pershkruaj, u nisa menjehere bashk me Ramizin per ne spital, isha ne mes dhimbjes e gezimit. Por dhimbjen e shenderruam ne dashuri, ne mbeshtetje e ngushellim. Ne u ritakuam pas 21 viteve, na ritakoi prap nje fatkeqesi.
Lufta ne Kosov dhe termeti ne Shqiperi u perballuan nga mbeshtetja per njeri tjetrin. Kjo histori personale ka kuptimin e bashkimit te kombit tone qe asnje lufte, termet apo cfardo qofte nuk do na sfidoj me. Kur jemi bashke i perballojm te gjitha!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat