Kush është Hajrizi që dha 85 mijë euro ndihmë për familjet e prekura nga tërmeti?

Lajme

Kush është Hajrizi që dha 85 mijë euro ndihmë për familjet e prekura nga tërmeti?

Nga: N.Sh. Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 11:43
Elvis Naçi dhe Hajriz Brcvak

Fondacioni Firdeus ka mbledhur miliona euro për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Imami Elvis Naçi i cili e udhëheq këtë fondacion, ka publikuar një fotografi të një donatari nga Mali i Zi me origjinë boshnjake i cili ka dhuruar 85 mijë euro për fondacionin Firdeus në mënyrë që t’u ndihmohet familjeve të prekura pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri.

“Me Hajriz Brčvak nga Mali i Zi i me origjine Boshnjake i cili dhuroi 85 mije euro ne fondacionin Firdeus per te ndihmuar Familjet e prekura nga termeti i 26 Nentorit! Zoti ja shperblefte”, ka shkruar Naçi në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Nga tërmeti shkatërrues humbën jetën 52 persona dhe mijëra të tjerë u lënduan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat