Zëvendës-ndihmës sekretari i NATO-së Apaturaj: Vëmendje, vëmendje Ballkanit

Lajme

Zëvendës-ndihmës sekretari i NATO-së Apaturaj: Vëmendje, vëmendje Ballkanit

Nga: F.B Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 09:11
Ilustrim

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të NATO-së për çështje politike Xhems Apaturaj ka thënë se “Serbia ka të drejtë të bëjë marrëveshje partneriteti me të gjitha vendet që dëshiron, shkruan “B92” përcjell “ Bota Sot”.

Ai ka shtuar se NATO nuk do të ju imponoj çfarë vendime të marrin, këtë ai e tha në samitin e NATO-së në Londër në takimin me gazetarë të vendeve të Ballkanit, ku shtoi se “NATO respekton sovranitetin e secilit vend qoftë në aspektin e natyrës politike apo ekonomike, përcjell gazeta “Nezavisne”.

"Dëshirojmë që të nënvizojmë se duam të jemi aktiv në regjion dhe të arrijmë promovim të reformave dhe që të ndihmojmë ardhmërinë euro-atlantike të atyre vendeve që e duan atë", theksoi Apaturaj.

Duke fol për vendimin e Serbisë për neutralitetin ushtarak, Apaturaj tha se të gjitha vendet që vendosin të ruajnë neutralitetin duhet të japin më shumë për mbrojtje se ata që lidhin aleanca.

Apaturaj ka thënë se e gjithë vëmendja e NATO-së në vitet e fundit është në regjionin e Ballkanit për shkak rritjes së ndikimit të Kinës dhe Rusisë.

I pyetur të komentoj si e sheh NATO paraqitjen e dokumentit të programit të reformave në BiH dhe a është ai program vjetor nacional në kuadër të planit aksionar të anëtarësimit, Apaturaj ka thënë se për NATO-n më e rëndësishme është se ai dokument mundëson vazhdimin e reformave në sektorin e mbrojtjes që ëshë një ndër reformat më të suksesshme në vend.

"Përshëndesim arritjen e zgjidhjes së caktuar të kësaj çështje, po ashtu ky program na mundëson ofrimin e ndihmës shtesë në ato fusha ku BiH i ka identifikuar dhe dëshiron të reformohen ", tha ai dhe shtoi se NATO nuk dëshiron të imponoj asgjë BiH-së.

"Po ashtu na vjen mirë që paraqitja e këtij dokumenti mundëson formimin e pushtetit të ri, por kjo nuk ishte asnjëherë kusht i NATO-së ", tha Apaturaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat