Mediat serbe: Kosova dyshon në ish-policin Nedeljko Spasojeviç dhe disa kolegë të tij për implikim dhe ndihmesë në vrasjen e Ivanoviç

Lajme

Mediat serbe: Kosova dyshon në ish-policin Nedeljko Spasojeviç dhe disa kolegë të tij për implikim dhe ndihmesë në vrasjen e Ivanoviç

Nga: F.B Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 10:48
Fotografia e publikuar nga media serbe

Sipas akuzës së prokurorisë speciale si i dyshuari i parë është Nedeljko Spasojeviç, ish-polic që me veprimet e tij ka lehtësuar dhe siguruar rrugën e të dyshimtëve pas kryerjes së vrasjes, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota sot”.

Kjo qëndron në aktakuzën e ngritur dhe të publikuar rreth vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, ndërsa në ditët në vazhdim do publikohet edhe deklarata e dëshmitarit të mbrojtur.

Policët Zharko Jovanoviç dhe Dragisha Markoviç kanë lejuar si thuhet në aktakuzë që të dëmtohen dëshmitë e mundshme të gjetura në vendin e ngjarjes në ditën kur është vrarë Ivanoviç.

Ndërsa polici Rade Basara ka bashkëpunuar me “grupin kriminal” që është organizuar nga Milan Radojçiç, prej të cilit ka marr urdhër që të mbuloj dhe fsheh të gjitha shenjat dhe gjurmët e mundshme me qëllim që rasti mos të mund të zbardhet.

Marko Roshiç si thuhet e ka përcjell Ivanoviçin dhe në automjetin e tij Xhip janë gjetur gjurmë.

Sekretarja e Oliver Ivanoviçit, Silvana Arsoviç dyshohet se ka ndihmuar kryerësit sepse e ka ditur se kamerat e vëzhgimit janë shkyçur dhunshëm dhe kështu iu ka lehtësuar atyre veprimin për mos xhirim të vrasjes.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur me 2 dhjetor aktakuzën ndaj 6 personave të nacionalitetit serb  - Nedeljka Spasojeviç, Marko Roshiç, Dragisha Markoviç, Zharko Jovanoviç, Rade Basare dhe Silvana Arsoviç, qç akuzohen se janë implikuar në vrasjen e liderit të Inicisativës Qytetare SDP Oliver Ivanoviç me 16 janar 2018.

Spasojeviç dhe Roshiç janë në paraburgim që nga arrestimi i tyre në nëntorin e vitit që shkoi, ndërsa, Basara nga tetori i këtij viti, ndërsa të tjerët mbrohen në liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat