Pamje drithëruese +18, fëmijet e vrarë nga forcat serbe

Lajme

Pamje drithëruese +18, fëmijet e vrarë nga forcat serbe

Nga: N.Sh Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 21:19
Pamje nga lufta e Kosovës

Koleksionisti i luftës së Kosovës, Esat Shala, ka publikuar disa fotografi të fëmijëve të vrarë nga forcat e ushtrisë dhe policisë serbe, shkruan gazeta “Bota sot”.

Mijëra fakte tashmë i kemi pa që Serbia fashiste ka kryer gjenocid ndaj popullit shqiptar.

Ata kanë vra gra, pleq e fëmijë sikurse në këto foto që po shihen.

Serbia fashiste akoma ka fytyrë që t’i mohoj krimet e tyre të bëra në Kosovë.

Së fundmi kriminelët serbë filluan ta mohojnë masakrën e Reçakut edhe pse e tërë bota tashmë është në dijeni për të dhe për masakrat tjera dhe gjenocidin që e ushtroi në Kosovë ndaj popullsisë së pafajshme.

Edhe pse kemi mijëra fakte, Kosova apo më mirë të themi krerët e lartë shtetëror nuk morën mundin që të padisin Serbinë për të gjitha krimat e tyre të bëra në Kosovë.

Së fundmi ka paralajmëruar Behgjet Pacolli që do të padisë Serbinë, mirëpo kur kemi pasur gjithë këto fakte Kosova është dashur më herët të veproj dhe mos të bie nën ndikimin e krerëve serb, ashtu siç ndodhi me disa politikanë tanë.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat