MPJ e merr shumë seriozisht deklaratën e Agnesa Vuthajt: E vlerësojmë shumë vullnetin e saj për t’i shërbyer vendit

Lajme

MPJ e merr shumë seriozisht deklaratën e Agnesa Vuthajt: E vlerësojmë shumë vullnetin e saj për t’i shërbyer vendit

Më: 14 janar 2020 Në ora: 11:48
Agnesa Vuthaj

Modelja shqiptare, Agnesa Vuthaj, përmes një statusi të gjatë në ‘Facebook’, ka bërë të ditur se është duke punuar fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, gjë që sipas saj nuk ka arritur ta bëj akoma asnjë Ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President.

E për këtë përpjekje të saj, media ka kontaktuar me Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në largim të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë që MPJ-ja nuk është dijeni për këtë angazhim të modelës Agnesa Vuthaj, mirëpo e vlerëson shumë vullnetin e shprehur për t’i shërbyer vendit.

”MPJ, aktivitetin e vet e zhvillon ne linje zyrtare, ndërsa e vlerësojmë angazhimin e secilit qe jep kontributin e vet pozitiv ne kete drejtim. Sa i përket pyetjes tuaj, jo, nuk kemi qene ne dijeni për këtë angazhim, pasi qe s’ka pasur koordinim me neve, perkunder faktit qe e vlerësoj shume vullnetin e shprehur për t’i shërbyer vendit”, ka thënë Zyberaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat