Ljaçak: Muajt e ardhshëm janë kyç për raportet e BE-së me vendet e Ballkanit - Bota Sot
Ljaçak: Muajt e ardhshëm janë kyç për raportet e BE-së me vendet e Ballkanit

Lajme

Ljaçak: Muajt e ardhshëm janë kyç për raportet e BE-së me vendet e Ballkanit

Nga: F.B Më: 17 janar 2020 Në ora: 09:42
Ilustrim

Muajt e ardhshëm do të jenë kyç për raportet e BE-së me vendet e Nallkanit Perëndimor ka thënë ministri i jashtëm sllovak, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai po ashtu ka tërhequr vërejtjen me rrezikun me të cilin mund të përballet Unioni nëse nuk dërgon sinjal të qartë për atë regjion.

"Është e domosdoshme që të gjendet një konsensus i ri për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, për të përmirësuar politikën e zgjerimit dhe për të përgatitur samitin e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që mbahet në maj në Zagreb ", tha Lajçak.

Ai ka këtë e theksoi në konferencën për sfidat strategjike të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në vitin 2020 në Berlin. Lajçak ka nënvizuar se më e rëndësishmja është që të kuptohet se zgjerimi është agjendë pozitive duke potencuar se ka krijuar përshtypjen se zgjerimi po trajtohet si problem.

Lajçak ka thënë se BE duhet të demonstroj ndikimin e vetë në regjionin e Ballkanit Perëndimor ka transmetuar “Tasr”.

"Shpesh po mbështetemi në strategjinë e komunikimit, por si duket po harrojmë që njerëzit e regjionit të Ballkanit Perëndimor lexojnë nuancat e sinjaleve që ne dërgojmë ", përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat