Taksa e gjunjëzoi Serbinë, ja sa miliona humbë brenda ditës

Lajme

Taksa e gjunjëzoi Serbinë, ja sa miliona humbë brenda ditës

Nga: F.B Më: 20 janar 2020 Në ora: 09:15
ilustrim

Ekonomia e Serbisë në baza ditore humb 1 milion e 39 mijë euro për shkka të tarifës së vendosur nga Kosova, ka deklaruar sot nënkryetari i Qeverisës së Serbisë dhe ministri i Tregtisl Rasim Ljajiç, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka nënvizuar se më së shumti humbje ka pësuar edhe po pëson industria ushqimore sepse kompanitë serbe pothuajse janë larguar nga tregu i Kosovës gjatë kësaj periudhë.

"Për rreth 14 muaj prej se janë vendosur tarifat, në territorin e Kosovës janë janë eksportuar më pak mallra nga Serbia Qendrore në vlerën 435 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë para se të vendosen tarifat ", ka thënë Ljajiç për “Novosti”.

Sipas ministrit serb tregu dhe pozita që mbahej nga kompanitë serbe tashmë është marrë nga kompanitë simotra nga Greqia, Bullgaria, Hungaria, Kroacia, Turqia , Sllovenia dhe Maqedonia Veriore.

Ljajiç ka theksuar se pas BE, ShBA, Kinën dhe Rusinë si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit është shumë vështirë të pritet zgjidhje e qëndrueshme e çështjes së Kosovës duke vlerësuar se ndonjë lloj tubimi sikur “Dejtoni” do të jetë i nevojshëm kur kjo të vjen në rend dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat