Tramp komenton marrëveshjen për fluturime mes Prishtinës edhe Beogradit: U arrit edhe një fitore

Lajme

Tramp komenton marrëveshjen për fluturime mes Prishtinës edhe Beogradit: U arrit edhe një fitore

Nga: F.B Më: 21 janar 2020 Në ora: 09:25
Robert O’Brajan dhe Riçard Grenel

Pas informatës për qëllimin e vendosjes së linjës fluturuese direkt ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës kanë pasur shumë reagime pozitive nga liderët botëror, ndër ta edhe presidenti i ShBA-ve Donalt Tramp që ka porositur se “është arritur edhe një fitore”shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

“Të gjithë kanë thënë se nuk do të jetë e mundur të realizohet, por për herë të parë do të ketë rrugë të gjeneratave mes Serbisë dhe Kosovës. Edhe një fitore, faleminderit Këshillit kombëtar të sigurisë dhe ambasadorëve Robert O’Brajan dhe Riçard Grenel” ka shkruar presidenti amerikan në Tviter duke ilustruar publikimin me foto.

Të përkujtojmë se marrëveshja është vlerësuar edhe nga Vuçiq, që ka vlerësuar letrën me kompaninë “Luftanza” për përtërittjen e fluturimeve mes Prishtinës edhe Beogradit si “gjë me rëndësi” për vendin.

“Letra për qëllimin e vendosjes së linjës direkt është me rëndësi pasi për te është angazhuar gjatë dhe pasi është gjetur kompromisi, ku askush nuk mund të thotë se e pranuam Kosovën” ka thënë Vuçiq.

Ai ka falënderuar të dërguarin special amerikan të presidentit Grenel dhe këshilltarin për siguri kombëtare O’Brajan.

“Falënderues për energjinë dhe angazhimin që investuan Grenel edhe O’Brajan, nuk do të jetë lehtë për ne, as për amerikanët që të bëjmë këtë. Faleminderit presidentit Tramp” ka thënë Vuçiq.

Sipas tij është shumë vështirë të arrihet çfarëdo marrëveshje në atë çështje, dua që qytetarët të dinë sa është me rëndësi edhe vështirë.

Në kritikat se operator i fluturimeve nuk do të jetë “Er Serbia” ai tha se këtë do të donin shqiptarët që me “kompaninë tonë të nënshkruhen dokumente me shtetin e Kosovës. Me aeroportin ‘Adem Jashari” dhe Kosovën si shtet dhe të pranojmë se nuk ishte nën kontrollin tonë hapësira ajrore. Për atë kemi kërkuar të kemi KFOR-in si ndërmjetësues sipas rezolutës së OKB-së".

Vuçiq tha se Serbia ka bërë më të mirën e mundshme si dëshmi për atë që angazhohet dhe ajo është qarkullimi i lirë i njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve dhe të ruaj territorin e Serbisë.

“Ia dolëm të kemi kompromis dhe askush mot të thotë se e njohëm Kosovën. Ata që sulmojnë dinë pak, nuk kuptojnë asgjë dhe për ata pyesni si është e mundur që ata të udhëheqin vendin”- tha ai duke kritikuar sulmet ndaj kësaj.

Qytetarët nuk duhet të shqetësohen sepse ka njerëz serioz që drejtojnë vendin. “Do të bëjmë edhe shumë gjëra në parimin "mini Shengen" po e realizojmë në praktikë, që do thotë forcim i ekonomise serbe dhe kualitet më i mirë i jetës, paga edhe pensione” – tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat