Serwer: Krijimi i linjës ajrore Kosovë-Serbi, shpresë për dialogun - Bota Sot
Serwer: Krijimi i linjës ajrore Kosovë-Serbi, shpresë për dialogun

Lajme

Serwer: Krijimi i linjës ajrore Kosovë-Serbi, shpresë për dialogun

Më: 21 janar 2020 Në ora: 12:38
Daniel Serwer

Daniel Serwer beson se një marrëveshje parimore për krijimin e një linje ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit është një shpresë për ripërtëritjen e dialogut.

Profesori i Universitetit të Washingtonit, “John Hopkins”, Daniel Serwer, gjithashtu vë në dukje se qytetarët do të përfitojnë më shumë nga prezantimi i linjës ajrore.

Serwer, i cili është ekspert në Ballkan, tha për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, se ky “impuls i ri” duhet të tejkalojë rrethanat aktuale politike në Kosovë dhe se Beogradi dhe Prishtina do të kthehen në tryezën e bisedimeve kur të zgjidhet Qeveria e Kosovës.

“Dhe atëherë do të shfaqet një problem i ri – periudha e zgjedhjeve dhe fushata në Serbi. Kjo mund të ngadalësojë të gjithë përparimin më domethënës në bisedimet mes dyja palëve. Gjithashtu, dialogu është një proces i ndërmjetësuar nga Evropa, që përfshin herë pas here amerikanët. i sigurt se një ndërveprim i tillë gjithmonë do të japë rezultatet më të mira”, thekson ai.

Njohësi i çështjeve të Ballkanit beson se një marrëveshje parimore për krijimin e linjës ajrore do ta bënte udhëtimin shumë më të lehtë, por paralajmëron se ende nuk është parë se si do të zbatohet.

“Nëse shkojmë thellë, mund të konkludojmë se marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin ekskluzivisht të SHBA-së dhe pa evropianët, në konsultim me NATO-n, duket se nuk kishte asnjë formë të përfshirjes së Bashkimit Evropian, apo një veprim të bashkërenduar nga Amerika dhe BE-ja”, tha Serwer.

Ai gjithashtu beson se ka pasur një mosmarrëveshje të qartë midis të dërguarit special të SHBA-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell, i cili mori pjesë në nënshkrimin e letrës me qëllim për rikthimin e linjës ajrore, me përfaqësuesit e pjesëmarrësve të procesit evropian.

“Dhe çdo rezultat i arritur pa ndërhyrë në të do të jetë shumë i mirë. Sepse, rryma evropiane ka një qëndrim më të fortë të politikës ndaj Ballkanit”, tha Serwer.

Serwer gjithashtu thotë se BE-ja po humb ndikimin në bisedimet midis dy palëve, të cilat i sheh si pasojë e ndikimit të saj dobësues në Ballkan në një kuptim më të gjerë, gjë që siç tha ai, është treguar përmes rolit domethënës të SHBA në arritjen e një marrëveshje për Greqinë dhe ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut.

Ai thekson se vullneti politik mbetet një faktor kryesor për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Serwer pretendon se marrëveshja që të dy palët kanë arritur nuk përmban asnjë indikacion që Beogradi ka pranuar Pavarësinë e Kosovës.

“Është një dokument që do të hapë rrugën për një jetë më të mirë, lëvizje më të lehtë dhe ndoshta mirëkuptim më të madh reciprok për popujt e të dyja vendeve. Por është gjithçka çështje e vullnetit politik”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat