Krasta, Hashim Thaçit: Jeni në gjendje të flisni shumë dhe të mos thoni asgjë, ja si reagon presidenti

Lajme

Krasta, Hashim Thaçit: Jeni në gjendje të flisni shumë dhe të mos thoni asgjë, ja si reagon presidenti

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 21:52
Adi Krasta dhe Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi është duke u intervistuar sonte nga gazetari shumë i njohur, Adi Krasta.

Kur ku i fundit po e pyeste Thaçin për rolin e tij në drejtim me partitë politike, Presidenti përgjigjej siç di ai.

“President, ju jeni në gjendje të flisni shumë, por të mos thëni asgjë që i hynë në punë gazetarit”, i tha Krasta, Thaçit.

Presidenti në anën tjetër tha se “kjo nuk është e vërtetë” dhe se ai ka qenë një nga politikanët më transparent me gazetarët.

Megjithatë Thaçi njihet për “provokimet” e tij ndaj gazetarëve. Ai edhe në disa raste – gjatë konferencave për media, u ka kthyer gazetarëve përgjigje krejtësisht tjera, përkundër pyetjeve insistuese që kanë shkuar në drejtim të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat