Ksenija Bozhoviq tregon detaje të reja për vrasjen e Ivanoviqit

Lajme

Ksenija Bozhoviq tregon detaje të reja për vrasjen e Ivanoviqit

Nga: F.B Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 15:36
Ksenija Bozhoviq

Nënkryetarja e Iniciativës Qytetare SDP, Ksenija Bozhoviq ka deklaruar se nuk pret asgjë spektakulare në gjykimin e nesërm për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në Prishtinë, përveç leximit të akuzës dhe deklarimit të akuzuarëve brenda muajit rreth vërejtjeve në aktakuzë, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Ajo ka deklaruar  se “të akuzuarit të martën duhet të deklarohen për pjesë që iu ngarkohen dhe rreth materialit që kanë marr në gjuhën amtare që ka 12 mijë e 500 faqe, për çka kanë oasur vetëm shtatë ditë ta lexojnë  dhe përgatisin” gjë që sipas saj “është e pamundur të bëhet”.

“Gjykatësi  do duhet të sqaroj cila akuzë është në fuqi, e para, apo e dyta, sepse nuk dihet nëse akuza e dytë e re a është e zgjeruar dhe në bazë të cilës avokatët duhet të përgatisin mbrojtjen”, tha Bozhoviç.

Bozhoviç tha se Silvana Arsoviç që është e akuzuar për ndihmë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit nuk është fajtore për veprën që ngarkohet, por aktakuza e ngritur ia ka shkatërruar gjendjen shëndetësore.

“Ajo është e pafajshme, u sëmurë por do të i duhet që të gjitha të i kaloj për të dëshmuar pafajësinë e vetë”, tha Ksenija Bozhoviç.

Lideri i IQ SDP Oliver Ivanoviq u vra me 16 janar 2018 para selisë së partisë se vetë në Mitrovicë, ndërsa aktakuza i ngarkon gjashtë persona për implikim dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale, por jo edhe urdhërdhënësit dhe kryesit që sipas ligjeve të Kosovës duhet të dëgjohen para se të ngritët aktakuza ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat