Beteja amerikane edhe gjermane për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Lajme

Beteja amerikane edhe gjermane për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Nga: F.B Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 09:30
Ilustrim

Gjermania nuk do lejoj lehtë Gjermanisë të marr udhëheqjen  në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, vlerëson”Sputnjik”, transmetojnë “B92” dhe “Bota sot”.

Ftesa për Albin Kurtin kryeministrin e ri të Kosovës nga Berlini për vizitë dhe takimi me kancelarin gjermane Angela Merkel dhe presidentin serb Vuçiq sipas analistëve sugjeron këtë.

Zoran Milivojeviç ish-diplomat pajtohet me tezen se me këtë hap Gjermania tregon qëllimin që të kyçet në mënyrë aktive në zgjidhjen e nyjës së Kosovës dhe të emëroj të dërguar special për bisedime.

“Është plotësisht e qartë se Gjermania dëshiron të kyçet në proces dhe nuk dëshiron që në emër dhe llogari të Evropës e mbi të gjitha interesit gjerman të lëshoj amerikanëve të bëjnë atë” thotë Milivojeviç.

Ai përkujton se ka dallim të madh ndërmjet qasjes amerikane edhe gjermane në zgjidhjen e kësaj çështje.

"Qasja amerikane është më pragmatike dhe mbështetet në atë që mund të arrihet pa marrë parasysh rezultatin përfundimtar në këtë moment, ndërsa qasja gjermane  është në linjën e fortë dhe është njohja dhe pranimi i realitetit në kuadrin e tanishëm, që do të thotë Serbia pa Kosovën dhe në kufijtë aktual", sqaroi bashkëbiseduesi i Sputnjik.

Sipas tij është e qartë se Gjermania dëshiron të shfrytëzoj pozicionin e saj dhe ngutet të tejkaloj amerikanët, që po arrijnë pikë me paralajmërimin  hapjes së linjave ajrore e hekurudhore mes Prishtinës e Beogradit. Berlini dëshiron që të imponoj platformën për zgjidhjen  çështjes së Kosovës.

"Gjermania në atë mënyrë i jep të kuptojë Amerikës se megjithatë është çështje evropiane dhe përgjegjësia e saj ka dy qëllime: e para mbrojtja e interesit të BE-së në funksion të gjeopolitikës së re evropiane që dëshiron që këtë hapësirë të fus në orbitën e vetë. Motivi i dytë i Gjermanisë është interesi gjeostrategjik e historik, që këtë hapësirë e sheh nën ndikimin e sferës së ndikimit të vetë dhe këët nuk dëshiron ta lëshoj", tërheq vërejtjen Milivojeviç.

Milivojeviç thekson se është interesant kontesti i gjithë kësaj, përpjekja për refuzimin e ndikimit amerikan por edhe shfrytëzimi i faktit se Gjermania merr kryesimin e BE-së pas qershorit.

"Kjo jep mundësi që në dialog në kohën e kryesimit të saj të arrihet diçka, por nuk duhet harruar se ky është edhe viti i fundit i Merkel si kancelar dhe duhet të ketë një maje suksesi të ndikimit", thotë ai.

Presidenti serb Vuçiq në prag të takimit me Merkel tha se do shkoj të bisedoj për metodologjinë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por nuk pret ndonjë plan që ka kuptimin “merre ose le”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat