Oliver Varhelyi: Të mbahet premtimi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë

Lajme

Oliver Varhelyi: Të mbahet premtimi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë

Nga: F.B Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 10:06
Oliver Varhelyi

Bashkimi Evropian duhet të kthej besimin dhe kredibilitetin, ashtu që vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen si anëtare të BE-së, ka deklaruar komisari për zgjerim Oliver Varhelyi, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Duke prezantuar strategjinë e re për zgjerim para Parlamentit Evropian në Strasbur, ai ka thënë se me një qasje të tillë BE do të ketë shansin real të përparoj bë raport me vendet e Ballkanit Perëndimor në disa vitet e ardhshme që është në dobi të Evropës si tërësi.

“Duhet të përkujtoj se po fuqizojmë dhe avancojmë procesin ndërsa qëllimi mbetet i njëjtë e ai është bashkëngjitja dhe anëtarësimi i plotë në BE” tha  Varhelyi.

Varhelyi ka nënvizuar se janë të nevojshme mbështetjet e prekshme për reformat, ashtu që qytetarët të ndjejnë përparësinë e integrimit të shpejtë nëse ato vende nisin realizimin e prioriteteve në reforma.

Komisari Evropian thekson se prioritet i KE është përshpejtimi i procesit në Ballkanin perëndimor, por që anëtaret në të njëjtën kohë të binden se ky proces është i pakthyeshëm dhe se nuk mund të merren mas kolektive dhe të largohen nga rruga e reformave.

Ai shtoi po ashtu se Komisioni Evropian edhe më tutje propozon hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, që kanë përmbushur atë që është kërkuar nga ato dhe që është koha që BE si partner i besueshëm të përmbush premtimin.

“Qëllimi ynë është që forcojmë praninë në Ballkan, të rriten investimet dhe të ndihmohet mbyllja e ndarjes së përparimit ekonomik. Duhet të kthehemi në masat konkrete që mund të ndërmerren në dobi të investimeve në Ballkan me qëllim të rritjes së qasjes unike në tregun e BE-së” shtoi ai.

Sipas Varhelyi, BE duhet të ndërmarr masa edhe kur bëhet fjalë për hapjen e vendeve të reja të punës, mundësisë së ndërmarrjes së përmirësimit të klimës së afarazimit dhe investimeve dhe duhet të ndalohet “rrjedhja e trurit” nga regjioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat