A do të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë edhe nëse kundërshtohet nga SHBA? – Flet Agim Veliu - Bota Sot
A do të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë edhe nëse kundërshtohet nga SHBA? – Flet Agim Veliu

Lajme

A do të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë edhe nëse kundërshtohet nga SHBA? – Flet Agim Veliu

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 16:57
Agim Veliu

Media, ka pyetur nënkryetarin e parë të LDK-së, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, se a duhet të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë, edhe nëse Bashkësia Ndërkombëtare kundërshton një gjë të tillë.

Në përgjigjen e tij, Veliu, është shprehur i qartë që Kosova, duhet të kordinohet me SHBA-në dhe shtetet e BE-së, për secilin vendim madhor të vendit.

Veliu shprehet se vendi ynë duhet të ec shpejtë në hapat drejt agjendave të shtetit të Kosovës dhe sipas tij, një gjë të tillë duhet ta bëjnë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e Bashkimit Evropian.

“Për mendimin tim Kosova duhet të kordinohet mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Bashkimit Evropian, që agjentat e saj ti qojnë përpara. Agjendat e Kosovës dihet se cilat janë. Këto agjenda janë edhe vullnet i popullit të Kosovës dhe besoj që duhet të levizim shpejtë në këtë drejtim, gjithherë po them në kordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara dhe shtetit e Bashkimit Evropian”, ka thënë Veliu.

Por, përkundër që kryeministri Kurti, vazhdimisht është duke u zotuar se do të ketë vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë, një gjë të tillë nuk po e përkrah Bashkësia Ndërkombëtare.

I deleguari special nga presidenti amerikan, Donald Trump, për cështjet mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka kundërshtuar vendosjen e reciprocitetit.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, ditë më parë deklaroi që Kosova duhet ta heq taksën ndaj Serbisë edhe pa reciprocitet.

Madje, ai ka qenë i ashpër në deklarimin e tij, duke thënë se nuk duhet të pezullohet taksa, por duhet të hiqet përfundimisht.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë. Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, kishte thënë Custin.

Se reciprociteti mund të jetë problem i brendshëm në koalicionin qeverisës LVV-LDK, e ka thënë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kohë më parë, Mustafa, theksoi që vendosja e reciprocitetit është i vështirë, por që këtë gjë ia ka lënë në dorë qeverisë aktuale, duke kërkuar nga ta të bëjnë zgjidhje.

Mirëpo, edhe vetë Mustafa, është shprehur se asnjë vendim nuk bën të merret nga ana e qeverisë së Kosovës, që aktualisht udhëhiqet nga Albin Kurti, pa miratimin dhe dakordimin e SHBA-së dhe BE-së.

Njësoj është shprehur edhe numri dy në qeverinë Kurit, Avdullah Hoti,

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat