Jovanoviç (DSS): Serbia për asnjë kusht dhe rrethanë nuk guxon të heq dorë nga Kosova

Lajme

Jovanoviç (DSS): Serbia për asnjë kusht dhe rrethanë nuk guxon të heq dorë nga Kosova

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 12:06
Millosh Jovanovic

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes " Fshesa 2020" dhe kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Milosh Jovanoviç ka deklaruar se “Serbia nën asnjë kusht apo rrethanë nuk guxon të bëjë ‘gabim’ të heq dorë nga ", shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

"Vetëm do i varnim mjerimin në qafë. Atëherë është fillimi i problemit, krijimi i Shqipërisë së Madhe dhe hapja e çështjes së Maqedonisë Veriore. Kam dy fëmijë dhe nuk dua që ata në atë skenar të luftojnë pas 20 apo 30 viteve” tha Jovanoviç di mysafir në Tv Hepi.

Jovanoviç rreth zhvillimeve në Malin e Zi të nxitura nga ligji për liritë fetare ka thënë se Serbia ka të drejtë që si vend amë me standarde ndërkombëtare të kujdeset për serbët në atë vend.

Ai vlerësoi se bota në aspektin gjeo-strategjik ka ndryshuar dhe nuk është ajo që ishte ë vitet 90-ta, kur e vetmja fuqi botërore ishte ShBA.

"ShBA nuk janë forca e vetme sot, sepse krahas Rusisë , këtu është edhe Kina. Nisur nga kjo hapësira manovruese për Serbinë është rritur seriozisht dhe ne duhet pa asnjë lloj lufte të mbrojmë interesat tona dhe këtë në botën e re mundemi ", tha Jovanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat