Thirrje publike për të gjithë atdhetarët shqiptarë!

Lajme

Thirrje publike për të gjithë atdhetarët shqiptarë!

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Si ushtarë i UÇK-së në vitet 98/99, i lënduar në vitin 1998 dhe i plagosur dy herë ne vitin 1999. Ushtarë i luftës për çlirim, qe sikur 98% i ushtareve te UÇK-se te cillet kurrë nuk e keqperdoren luften per pasurim apo perfitime personale, dhe kohen si ushtarë i UÇK-se e konsideron si krenarin me te madhe te jetes. Ju bejë thirrje te gjitheve qe te kontriboni, nese keni informata, qe te zbardhen perfundimishtë vrasjet e atdhetarëve shqiptarë qe u vranë gjatë e pas lufte.

Familjet atdhetare te cilët humben familjaret e dashur, perpos dhimbjes per te dashurit e tyre, edhe u etiketuan siq edhe tani po mundohen disa ti etiketojnë dhe sulmojnë pse ata po kerkojnë zbardhjen e rasteve te familjareve. Enver Maloku, Ahmet Krasniqi, Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Ukë Bytyqi, Shaban Manaj, Tahir Zemaj, Ekrem Rexhaj, Haki Ymeri, Rexhë Osaj, Isuf Haklaj, Sabahate Tolaj, Bekim Kastrati, Besim Dajaku e shumë patriot te tjerë te vrarë nuk ishin bashkpuntorë te Serbisë siq ishin ata qe i organizuan, urdheruan e zbatuan vrasjet e tyre. Prandaj nese ndihmohet Gjykata Speciale per ti denuar kriminelet qe vranë patriotë shqiptarë duke e keqperdorur emrin e luften e UÇK-se, eshte gjest patriotik e kombetarë. Secilli qe mundohet kriminelin e vrasesin e patrioteve shqiptarë, me e mbrojtë duke e mshefur e mbuluar me emrin e luften e UÇK-se eshte armiku me i madhë i UÇK-se e luftes tonë te lavdivshme. Lufta e UÇK-se ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e nevojshme per ta çliruar Kosoven dhe per te arritur ketu ku jemi. Lufta e UÇK-se nuk ka nevojë te mbrohet nga Gjykata Specale qe i heton ata qe e keqperdoren emrin e luften e UÇK-se.

Lufta e UÇK-se ka nevojë te mbrohet nga ata qe e keqperdoren emrin e luften e sajë/tonë, per te uzurpuar , per tu pasuruar, per te privatizuar, per te kerrcenuar, per te plagosur, per te vrarë duke i sherbyer gjithmonë kundershtareve te Kosoves. Gjykata Speciale eshte perkrahur edhe nga miqtë tonë SHBA-ja, Gjermanija e Britania e madhe, pa ndihmen e te cilleve nuk ishim çliruar as pamvarsuar, dhe nuk do te ishim ketu ku jemi. Thirrja ime per ta ndihmuar Drejtsinë, kufizohet vetem ne zbardhjen e vrasjeve politike, te bera ndaj patrioteve shqiptarë.

Prandaj te gjithë ata qe e pengojnë zbardhjen e ketyre vrasjeve, nuk e mbrojnë UÇK-ne e luften tonë por janë pjesë e atyre qe e keqperdoren emrin e luften e UÇK-se, apo ju sherbejnë atyre grupeve. Rrnoftë UÇK-ja dhe lufta e jonë e drejtë. Lavdi deshmoreve te UÇK-se. Respekt per Veteranet e Invalidet e vertetë te UÇK-se. Mallkim keqperdoruesve te emrit e luftes se UÇK-se dhe Veteranve e Invalideve te rrejshem qe i prodhuan kta mashtrues.

25 shkurt 2020

Isuf Qetaj (Ushtar i UÇK-së)

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat