Labinot Tahiri dhuron 5 mijë maska për tu mbrojtur nga Koronavirusi

Lajme

Labinot Tahiri dhuron 5 mijë maska për tu mbrojtur nga Koronavirusi

Nga: G.B Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:44
Labinot Tahiri

Këngëtari dhe ish deputeti Labinot Tahiri, ka njoftuar se ka siguruar 5 mijë maska për qytetarët e Kosovës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se mezi i ka gjetur ato maska, pasi janë shtrenjtuar, nga 10 cent në 30 e më pas dhe në 1 euro në disa barnatore.

Ai ka thënë se ato do t’i shpërndajë nëpër shkolla.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

I kam siguruar 5000 cop maska pêr ju të dashur qytetarë!

Të dashur njerëz, për momentin kujdesuni për shpirtin tuaj se askujt nuk ia ndin për juve dhe as që behet merak dikush nga institucionet se po të ua ndin, dalin i ndalojnë rritjen e çmimeve të MASKAVE!

Sot, menxi kam siguruar 5000 cop maska nga 67 cent, gjë që e falenderoj një mik timin që mi ka gjetur dhe do mi sjell sot!

Mbrem, nga 10 cent, janë rritur çmimet në 30 cent e me vonë 1 euro në disa barantore në vend se të ju dhurohen falas qytetarëve...!

Ishall askujt nuk i bje ajo semundje, por ne do ti dergojmë fillimisht nëpêr shkolla përmes institucioneve.

Gjithmonë i përgjegjshëm ndaj vendit dhe qytetarëve( shërbëtorë)

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat