Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor shtang me deklaratën: Mezi e pres rastin e parë me koronavirus - Bota Sot
Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor shtang me deklaratën: Mezi e pres rastin e parë me koronavirus

Lajme

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor shtang me deklaratën: Mezi e pres rastin e parë me koronavirus

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 20:45
Areti Beruka

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka duke folur për koronavirusin bëri edhe një deklaratë shokuese.

Nga studio e Report TV Beruka u shpreh se vetë personalisht si mjeke mezi po e pret rastin e parë të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Sipas saj, të gjithë qytetarët duhet të kuptojnë se koronavirusi ka një përqindje vdekshmërie shumë të ulët dhe se mund të menaxhohet shumë thjeshtë nga profesionistët e fushës, duke bërë thirrje që të mos ketë panik.

Gazetarja: Vetë personalisht a keni frikë nga situate?

Mjekja: Absolutisht jo!

Gazetarja: Ka të bëjë me karakterin apo me profesionin?

Mjekja: Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek.

Gazetarja:Si

Mjekja: E para do të kuptojnë njerëzit profesionistë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2% . Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi. Unë i’u them me bindje që në ‘96 kur unë kam qenë specializante ne kemi pasur rastin e ‘kolerës’, e menaxhuam dhe nuk patëm asnjë rast të rëndë apo me vdekshmëri. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që duhet të besojnë. Pastaj është zgjedhja e tyre nëse duan të klikojnë lajmet false.

Gazetarja: Ti faleminderit që ishe me mua në studio. Do të jemi sërish së bashku, unë nuk jam si ju, tek ajo kategoria që thoni, mezi pres rastin e parë. Unë nuk dua ta dëgjoj, megjithatë kur të jetë rastin e parë do t’ju kem sërish në studio.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat