Pamje të rënda, qeni sulmon vogëlushin brenda ashensorit - Bota Sot
Pamje të rënda, qeni sulmon vogëlushin brenda ashensorit

Lajme

Pamje të rënda, qeni sulmon vogëlushin brenda ashensorit

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 10:23
Pamje nga video

Ky është momenti i tmerrshëm kur një bulldog sulmon një vogëlush 18 muajsh në një ashensor në Brazil.

Pamjet tregojnë nënën e djalit të vogël duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar për të tërhequr fëmijën e tmerruar, ndërsa qeni sulet drejt tij duke e kafshuar.

Pronari i kafshës merr djalin në krah ndërsa përpiqet të kontrollojë qenin e tij, i cili nuk po qetësohej. Nëna pas pak, merr vogëlushin dhe largohet, i cili pësoi mavijosje dhe një kafshim në këmbën e tij gjatë incidentit.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar në bllok pallatesh në qytetin portual të Belem. Djali i vogël thuhet se ka mbetur i traumatizuar nga sulmi dhe familja e tij kanë paraqitur një ankesë zyrtare në polici.

Pronari do të përballet me akuza penale për sulmin. Bulldogët janë një nga 17 rracat që konsiderohen të jenë një rrezik i mundshëm për publikun në Brazil.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat