Milaim Zeka zbulon një lajm skandaloz që ka ndodhur në Policinë e Kosovës, arrestuan personin me koronavirus

Lajme

Milaim Zeka zbulon një lajm skandaloz që ka ndodhur në Policinë e Kosovës, arrestuan personin me koronavirus

Nga: N.Sh Më: 21 mars 2020 Në ora: 14:34
Milaim Zeka

Ish-deputeti i Republikës së Kosovës, Milaim Zeka ka zbuluar një lajm tronditës për Policinë e Kosovës.

Kryetari i Partisë Euroatlantike, thotë se, dje pasdite është arrestuar një i dyshuar nga Policia e Kosovës – stacioni te ish Viktoria, ku personi në fjalë është dalë pozitiv me koronavirus.

Këtë lajm, Zeka e quan skandaloz për komandantin e Policisë së Kosovës.

Në postimin në Facebook, Zeka shkruan se në kundërshtim me të gjitha rregulloret, personi në fjalë është dërguar në qendrën e mbajtjes.

E këtë lajm thotë se e kanë fshehur, andaj edhe i shkruan komandantit policor Rashit Çalaj.

Postimi i Zekes:

Lajm skandaloz per komandantin e policise te Kosoves

I nderuari zotri Çalaj

E ndiej obligim moral, qytetar dhe njerezor se dje pasdite, nga stacioni policor i vendosur ne ish Victoria, eshte arrestuar nje i dyshuar. Ky qytetar ka dale me koronavirus.

Ne kundershtim me te gjitha rregullat, duke rrezikuar jeten e shume policeve, ai eshte derguar ne qendren e mbajtjes.

E di qe ta kane fshehur kete rast, por dije qe lajmin munde ta verifikosh. Makina e te dyshuarit nuk eshte dezinfektuar. Policet nuk kane maska as doreza.

Njerezit me te rrezikuar sot jan policet, pjesetaret e FSK sr, punetoret shendetesor, gazetaret, e sidomos punetoret e markteve dhe çdo minidyqani qe po na furnizojne, ose pompat e benzines.

Te gjithe po lutemi per Ju!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat