Edhe një rast me coronavirus në veri të Mitrovicës, i infektuari punonjës i burgut

Lajme

Edhe një rast me coronavirus në veri të Mitrovicës, i infektuari punonjës i burgut

Më: 31 mars 2020 Në ora: 12:30
Ilustrim

Katër serbë të Kosovës janë infektuar me koronavirus deri më tani, tre në veri të vendit dhe një në komunën e Lipjanit.

Në mesin e tyre është një 37-vjeçar nga veriu i Mitrovicës, i cili raportohet se është punonjës shëndetësor në njësinë e paraburgimit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kossev shkruan se gjendja shëndetësore e personit të infektuar është e mirë dhe se ai aktualisht po trajtohet në repartin e Qendrës Klinike në Mitrovicë

Ndërkohë, Kryetari i Shtabit Emergjent Aleksandar Spiriq,  tha se një ekip i epidemiologëve nga Serbia pritet të arrijnë sot në Mitrovicën e veriut.

Ndryshe dy rastet e para që ishin paraqitur me Koronavirus në veri të Mitrovicës nuk ishin përfshirë në në rastet zyrtare të Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat