Analistët serb: Albin Kurti nuk e hoqi taksën po hakmerret ndaj të gjithëve...

Lajme

Analistët serb: Albin Kurti nuk e hoqi taksën po hakmerret ndaj të gjithëve...

Nga: F. B. Më: 2 prill 2020 Në ora: 09:57
Albin Kurti

Hapi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që me kushtëzime edhe afatizim të heq taksën ndaj mallrave serbe përbën fillimin e misionit të tij hakmarrës vlerësuan biseduesit e Kuririt serb, Dushan Janjiq dhe Milovan Drecun.

Analisti politik Dushan Janjiq thotë se pas ndërrimit përkatësisht mocionit ai po përpiqet që të hakmerret ndaj popullit të vetë edhe Amerikës.

“Ai po luan lojë të rrezikshme: direkt po hakmerret ndaj shumicës në Kuvend që e ndërroi, e kjo do të thotë edhe ndaj gjithë Kosovës. Me këtë ia ka hedhur fytyrës dorezën të dërguarit amerikan Grenell por edhe të gjitha vendeve të Kuintit. Hapi i Kurtit jo vetëm që nuk i kontribuon vazhdimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës por edhe pamundëson çfarëdo normalizimi në ekonomi” sqaron Janjiq dhe tërheq vërejtjen se taksat janë shkatërruese edhe për ekonominë e Kosovës.

Edhe kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë Milovan Drecun konsideron se vendimi i Kurtit as për një pëllëmbë nuk lëvizi dialogun e bllokuar.

“Serbia kërkon heqjen pa kushte të taksës dhe ky është qëndrim edhe i Uashingtonit”, tha ai.

Kurti që tash është kryeministër në detyrë ka thënë se nga 1 prilli hyn në fuqi vendimi i qeverisë për heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit deri me 15 qershor, kur do të vlerësohet efekti i kësaj mase. Por taksat nuk janë hequr plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat