Një pacient tenton të bëj vetëvrasje në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

Lajme

Një pacient tenton të bëj vetëvrasje në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:17
Ilustrim

Një pacient i shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK ka tentuar të bëj vetëvrasje gjatë ditës së djeshme.

Media ka mësuar nga burime nga klinika se pacienti i hospitalizuar për shkak të problemeve me zemër, ka tentuar të bëj vetëvrasje me një rrip të cilin më pas ia kanë këputur infermieret me skalper.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Qendra Klinike Universitare.

“Ka ndodhur një rast në Kardiologji, një pacient ka tentuar të bëj vetëvrasje por stafi i klinikës ka arritur ta parandalojë”, thuhet në deklaratë.

Gazeta ka bërë përpjekje disa herë të kontaktojë edhe drejtorin e Klinikës Dr. Imri Jashari, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat