Lajm i mirë: 4 vjeçari me koronavirus në QKUK, është liruar në shtëpi

Lajme

Lajm i mirë: 4 vjeçari me koronavirus në QKUK, është liruar në shtëpi

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:11
Ilustrim

Në mesin e të infektuarve me koronavirus të cilët ishin të shtrirë në Klinikën Infektivë të QKUK-së ishte edhe një 4 vjeçar.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ai është liruar për në shtëpi para disa ditësh.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim, infektologu i QKUK-së, Sali Ahmeti, sipas të cilit fëmija është liruar nga spitali dhe tani gjendet në shtëpi.

“Kemi pas një foshnjë 5 muajshe e cila është liruar para disa ditëve dhe edhe një fëmijë 4 vjeçar i cili po ashtu është liruar në shtëpi pasi të dy ishin në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se vetëm mbrëmë në Kosovë u konfirmuan nga Instituti i Shëndetësisë edhe 79 raste të reja me koronavirus, ndërsa gjatë ditës u shënua edhe viktima e 8 kurse gjithsej jane konfirmuar 362 te infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat