Ujësjellësi “Prishtina”: Nuk do të ketë shkyçje të borxhlinjve, ishte një gabim teknik

Lajme

Ujësjellësi “Prishtina”: Nuk do të ketë shkyçje të borxhlinjve, ishte një gabim teknik

Më: 17 prill 2020 Në ora: 21:00
Foto

Ujësjellësi “Prishtina” pak më parë dërgoi një komunikatë ku njoftoi se ka filluar me shkyçje masive të konsumatorëve për mospagesë të faturave.

Por tani ka dërguar një sqarim ku thuhet se kanë bërë një lëshim teknik, duke dërguar një komunikatë të vitit 2019.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sqaron se për shkak të kohës së pandemisë nuk do të ketë shkyçje për shkak të borxheve.

Andaj ka kërkuar falje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat