Lansohet Grupi Ndërkombëtar i Përfshirjes

Lajme

Lansohet Grupi Ndërkombëtar i Përfshirjes

Më: 22 prill 2020 Në ora: 16:06
Ilustrim

Instituti për Siguri, Integrim dhe Deradikalizim (INSID) ka mbajtur forumin virtual në lidhje me sfidat e të kthyerve nga Siria, të akuzuarve të burgosur për terrorizëm dhe kërcënimet nga radikalizmi i dhunshëm ekstremist, dhe po ashtu ka lansuar Grupin Ndërkombëtar të Përfshirjes.

Me këtë rast zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi tha se Qeveria e Kosovës do të jetë e përkushtuar në parandalimin  e kësaj dukurie.

Ai tha se sa më i lartë të jetë sistemi i krimit dhe korrupsionit, është më e lartë shkalla e mundësisë që individët të jenë më të ndjeshëm dhe më të synuar si grup i njerëzve që mund të rekrutohen për këtë lloj të aktiviteteve.

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett, derisa ka ofruar mbështetje për Grupin Ndërkombëtar të Përfshirjes, tha se shteti i tij përkrahë liderët që u  përgjigjen nevojave të njerëzve me ndershmëri dhe të gjithë qytetarët punojnë për përmirësimin e komunitetit të tyre.

Bashkëthemeluesi i Instituti për Siguri, Integrim dhe De-radikalizim (INSID), Arbër Vokrri tha se përmes këtij grupi Kosova do të jetë qendër e diskutimit për çështje që lidhen me ballafaqimin e ekstremizmit dhe ideve të dhunshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat