​Haradinaj: Turqia vazhdon të jetë aleate e rëndësishme e Kosovës

Lajme

​Haradinaj: Turqia vazhdon të jetë aleate e rëndësishme e Kosovës

Më: 23 prill 2020 Në ora: 11:03
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Turqia ka qenë mbështetëse e fuqishme e intervenimit të NATO-s për shpëtimin e popullit të Kosovës. Ish-kryeministri i Kosovës, ka uruar popullin turk për ditën e sovranitetit kombëtar.

Haradinaj ka thënë se Turqia vazhdon të mbetët aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha.

“Turqia sot shënon festën e Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve dhe njëkohësisht 100-vjetorin e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor. Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e intervenimit të NATO-s për shpëtimin e popullit tonë dhe vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha. Bashkë me urimet e mia për paqe dhe prosperitet të shtetit dhe popullit turq, shpreh mirënjohjen time për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për konsolidimin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj na facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat