Masakrat në Kosovë, habit këshilltari i Ramës: Nuk ka pse dënohen serbët pas 20 vitesh

Lajme

Masakrat në Kosovë, habit këshilltari i Ramës: Nuk ka pse dënohen serbët pas 20 vitesh

Më: 1 maj 2020 Në ora: 09:44
Baton Haxhiu

Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu ka habitur jo pak me deklaratën e tij në televizionin T7.

Duke folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, mes të tjerave ai ka thënë se ndër pikat e marrëveshjes duhet të jetë edhe Amnistia mes dy vendeve, pasi sipas tij pas 20 vitesh nga lufta s’ka çfarë dhe kush të dënohet më.

“Kemi tri elemente që duhet të ketë marrëveshja. E para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj. E dyta ka të bëj me amnistinë në të dy vendet, pas 20 vitesh s’kanë çfarë dënohen më njerëzit. Dhe e treta është definimi i veriut. Nuk ka probleme të tjera me marrëveshjen” shprehet Haxhiu.

Deklarata e e gazetarit që në Tiranë njihet dhe si këshilltar i kryeministrit Rama, ka ngjallur irritim në rrjetet sociale.

Shumë familje të viktimave të luftës në Kosovë kanë reaguar, ndërsa njëri prej tyre i kujton se edhe sot ka njerëz që dënohen për shkak të krimeve që kanë bërë në Luftën e Dytë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat