“Tradhtoi Kosovën”, plas keq sherri në mes të Parlamentit serb, deputetët përleshen fizikisht

Lajme

“Tradhtoi Kosovën”, plas keq sherri në mes të Parlamentit serb, deputetët përleshen fizikisht

Më: 8 maj 2020 Në ora: 17:03
Pamje nga përleshja

Deputetët e opozitës u përplasën fizikisht me ata te mazhorancës përpara hyrjes kryesore te parlamentit ne përpjekje për tu futur brenda.

Në prag të fillimit të seancës, ata bllokuan hyrjen e parlamentit. Lideri i lëvizjes opozitare Dveri, Boshko Obradoviç i shoqëruar nga disa deputetë dhe përkrahës te tij protestuan për ligjet sipas tyre antikushtetuese te cilat janë miratuar nga mazhoranca.

Lideri opozitar u përlesh edhe me ministrin e Shëndetësisë Zllatibor Lonçar. Mbështetësit e Bosko Obradovic mbanin pankartat “Poshtë qeveria”, duke akuzuar Presidentin e Serbisë se e “tradhtoi Kosovën”.

Obradovic tha se ka ardhur koha që qytetarët të zgjohen dhe te nisin protestat në të gjithë Serbinë. Presidenti serb e quajti incidentin para Parlamentit një egërsi fashiste.

Momenti i përleshjes KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat