Përkundër pandemisë, xhamia e Preshevës është e para në Evropë që ka hapur dyert për besimtarët

Lajme

Përkundër pandemisë, xhamia e Preshevës është e para në Evropë që ka hapur dyert për besimtarët

Më: 9 maj 2020 Në ora: 16:41
Preshevë

Siç dihet pandemia ka bëre që këta dy-tre muajt e fundit qe jeta te paralizohet, njerëzit të mbyllen ne shtëpia, te mbyllen lokalet, madje dhe ato fetare xhami e kisha si preventive për ta luftuar koronavirusin.

Këto masa për të mirë të qytetareve për të penguar shtrirje e sëmundjes u ndërmorën në gjithë planetin nga anë qeverive dikund me herët e dikund më vonë.

Filloi te falet njerezimi, sikur pas luftes, kur dikur shqiptaret nuk kishin mundësi te luteshin as ne xhami e as ne kishe..

Por pas gati tre muajsh rastet nga koronavirusi ka nisur te bien ku edhe disa vende kane filluar te hapen, të fillojë jeta normale por gjithnjë me masa te reduktuara dhe me kujdes. Kështu po ndodhe ne Zvicër dhe shume vende evropiane. Ndërsa ne Amerike dhe vendet afrikane, paniku po vazhdon dhe po rritet, meqe ne këto vende edhe numi i i te infektuarve dhe viktimave gjithnjë po rritet.

Masat dikur strikte, janë reduktuar edhe ne Luginën e Preshevës dhe njerëzit kane filluar gradualisht te kanë një jete normale qe ditëve te ardhshme pritet te hapen edhe shkollat dhe universitetet.

Xhamitë në Preshevës nga dje, me rastin e Ditës së Madhe -Xhumasë, kanë hapur dyert për besimtaret, për çka nga qytetaret kjo është përshëndetur dhe mirëpritur

"Dje ishte nje Ditë e Madhe -dite Xhuma. Kishim feste meqe xhamite tona u mbushen serish plote me gjematë ne Presheve. Hapen dyert e namazit, diturisë dhe dritës se njerëzimit!.." kane then imamet nga Lugina për gazetën Bota sot.

Sipas imamit të xhamisë në Presheve “Distanca po respektuar nga besimtaret tanë konform masave si preventive kundër koronavirusit qe kemi nderrmaur ne por edhe ato te shtetit..”.

Për fund, do përkujtuar se ne Luginën e Preshevës sa shkolla ka, po aq thuajse ka edhe xhamia, numri i te cilave sillet rreth 60 sosh. Xhamitë dhe hoxhallarët në Lugine e Preshevës këtij sikur para lufte nen regjimin Millosheviqit edhe tash pas lufte, sidomos viteve të fundit hoxhallarët dhe imamët kane qene gjithnjë ne shënjestër te atoriteteve serbe.

Mjafton te përmendim policia serbe disa herë ka intervenuar ne xhami pse mbi to valon flamuri ynë kombëtar, madje ka pasur edhe gjoba dhe ftesa për biseda informative te imameve. Presheva është i vetmi mjedis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat