Pandemia rëndon edhe më shumë gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Lajme

Pandemia rëndon edhe më shumë gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Më: 9 maj 2020 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Ndërsa Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet zona më e pazhvilluar e Serbisë, me numër enorm të papunësisë dhe me dhjetëra biznese të vogla që mezi mbijetojnë, gjendja e jashtëzakonshme e vendosur për shkak të pandemisë COVID -19, ka rënduar edhe më shumë situatën ekonomike në këtë rajon.

Buxhetet komunale si në Bujanoc ashtu edhe në Preshevë, të aprovuara në dhjetorë të vitit të kaluar, janë programuar për nevojat e zakonshme të realizimit të projekteve infrastrukturore.

Pavarësisht të nivelit të mjeteve në disponim, komunat nuk kanë mundësi të i shfrytëzojnë për rimëkëmbjen ekonomike raporton RTK.

Intervenimi i Qeverisë së Serbisë, por edhe ndihmat e dy qeverive shqiptare, si dhe donatorëve të ndryshëm, janë më se të domosdoshme për rimëkëmbjen ekonomike të Luginës pas COVID -19, thonë përfaqësuesit institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat