Lajm i mirë për flokëtarët e qytetarët, të hënën hapen sallonet e bukurisë

Lajme

Lajm i mirë për flokëtarët e qytetarët, të hënën hapen sallonet e bukurisë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 23:46
Foto Ilustrim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se nga dita e hënë, 18 maj 2020, do të hyjmë në Fazën 2 të lirimit të masave.

Sipas tij, kjo do të thotë hapje më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe lëvizje të shtuar të qytetarëve.

E, nga e hëna do të rihapen edhe Floktarët dhe Sallonet e Ondulimit. Ndërsa, do të lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit.

Kurti ka thënë se pavarësisht këtyre masave lehtësuese, me kujdes të shtuar të vazhdojmë të mbajmë distancën, të vendosim maska fytyrës e të ruajmë pastërtinë.

Përndryshe sipas tij, duhet t’i rikthejmë masat rigoroze sepse do të na rikthehet vala e pandemisë së virusit Corona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat