Boiken Abazi po mbahet në polici në Tiranë, reagon Vetëvendosja

Lajme

Boiken Abazi po mbahet në polici në Tiranë, reagon Vetëvendosja

Nga: D.RR Më: 18 maj 2020 Në ora: 12:03
Boiken Abazi

Lideri i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi është në mbajtje të policisë që nga dita e djeshme, ku u arrestua në protestat kundër shkatërrimit të teatrit kombëtar në Tiranë.

Lidhur me arrestimin dhe mbajtjen e Abazit, ka reaguar kolegu i tij i partisë, Arbër Zaimi, i cili thotë se mbajtja në komisariat e Abazit, është mesazh politik.

Zaimi ka thënë që protestat do të vazhdojnë dhe do të jenë gjithëpërfshirëse.

Postimi i plotë:

Mbajtja në komisariat e drejtorit të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazit, është mesazh politik.

Drejtorët dhe zv. drejtorët e policisë që kanë dhënë urdhër për “vëmendje speciale” për Boikenin mbajnë përgjegjësi edhe vetë, siç do të mbajnë edhe politikanët që i kanë telefonuar për t’i “udhëzuar”.

Protestat do të vazhdojnë dhe do të jenë gjithëpërfshirëse, sepse prishja e teatrit ishte akt tinzar nga një pushtet që ka vepruar natën, si bandit ordiner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat