Paralajmërohen mundësi të reja për bashkëpunim energjetik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë - Bota Sot
Paralajmërohen mundësi të reja për bashkëpunim energjetik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Lajme

Paralajmërohen mundësi të reja për bashkëpunim energjetik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Më: 19 maj 2020 Në ora: 13:06
Ilustrim

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka zhvilluar sot një takim me ushtruesin e detyrës së kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Luigj Imeri, me të cilin kanë diskutuar rreth furnizimit me energji elektrike në këtë kohë pandemie si produkt esencial për qytetarët e vendit.

Minxhozi bashkë me Imerin, ndër të tjera kanë diskutuar edhe për mundësinë e bashkëpunimit mes dy korporatave shqiptare, kjo pas pavarësimit të linjës 400 kV në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike.

Ky është njoftimi i plotë:

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi zhvilloi një takim me u.d. e Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, z. Luigj Imeri, i cili e informoi ambasadorin rreth angazhimit maksimal të KEK, në këtë kohë të vështirë të krijuar nga pandemia COVID-19, për të siguruar prodhim të energjisë elektrike, si produkt esencial për qytetarët e vendit.

Në vazhdim, u bisedua edhe rreth mundësive të reja për bashkëpunimin e dy korporatave shqiptare, Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), pas pavarësimit të linjës 400 kV në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat